Von der Leyen pas telefonatës me Trump: Na duhet kohë deri më 9 korrik
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi kohë deri më 9 korrik për të arritur një marrëveshje të mirë tregtare.
Presidentja e Komisionit Evropian ka theksuar se kishte një telefonate të mirë me presidentin amerikan.
“BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë marrëdhënien më të rëndësishme dhe më të ngushtë tregtare në botë. Evropa është gati të çojë përpara bisedimet shpejt dhe me vendosmëri”, ka shkruar ajo në platormën X, duke shtuar se për të arritur një marrëveshje të mirë, do iu duhet kohë deri më 9 korrik.
Presidenti amerikan kishte njoftuar vendosjen e tarifave shtesë prej 50% ndaj Bashkimit Evropian nga 1 qershori, në një postim në Truth Social, duke vënë në dukje se negociatat me udhëheqjen e Unionit janë joefektive.
