Vllahiu: Porosia e ambasadorit Hovenier ishte se ShBA-të e mbështesin “Ballkanin e Hapur”

Opinionisti Arbër Vllahiu, ka thënë se intervista e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në Rubikon, ka dhënë porosi të qarta, sipas tij, më e qarta kishte të bëjë me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka theksuar ambasadori ishte me mesazh edhe për “Ballkanin e Hapur”.

” Porosia me e qartë ishte le të përmbyllet dialogu me Serbinë, le t’i japin hapësirë Kosovës në të ardhmen e saj përmes një përmbyllje të tillë. Së fundi ka një porosi në çështjen e përfshirjes së Kosovës në nisma të tjera e posaçërisht kur bëhet fjalë për nismën “Ballkani i Hapur”, pra SHBA-të duan që të shohin diçka që është e barabartë, pra një përfshirje të barabartë të shteteve në ketë nismë, duan që të shohin zbatimin e lirive në tërësi”.

“Porosia e ambasadorit ishte e qartë se SHBA-të e mbështetin “Ballkanin e Hapur”, pra kjo është porosia kryesore që i është thënë edhe Albin Kurtit, edhe Qeverisë së Kosovës dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Pra, mesazhi nuk është përçuar jo vetëm prej ambasadorit Hovenier, por edhe prej zyrtarëve të tjerë amerikan për arsyeje se SHBA-të duan që të shohin suksesin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian e në ketë rast duan që të shohin që Kosova është pjesë e këtij suksesi, pra nuk duan që ta lënë Rusinë dhe palët e treta të ndërhyjnë në rajon”,ka thënë Hovenier, njofton KlanKosova.tv.

Go to TOP