Vizita e Vulin në Rusi dhe plani i Moskës për nxitjen e një konflikti në veri të Kosovës nën dirigjimin e FSB

Zëvendëskryeministri i Serbisë është takuar me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, të cilën ekspertë rusë e konsiderojnë takim strategjik. Vulin i të cilin e konsiderojnë njeriun e Kremlinit, që jo zyrtarisht është i ngarkuar me marrëdhëniet me Rusinë, këtë herë nuk u prit nga mësuesi i tij, Nikolai Pastrushev kreu i inteligjencës ruse, shkruan Kosovatimes.info. Përpara takimit të Alexander Vulin me Vladimir Putin, BE-ja paralajmëroi Serbinë kundër mbajtjes së lidhjeve me Moskën në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë. Presidenti rus Putin kërkoi një mendim nga Vulin për atë që po ndodhte në rajon për sa i përket sigurisë, zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme – Marrëveshjeve të Dejtonit. Nga këndvështrimi i tij, Vulin përmendi dy pika atë në BH dhe Kosovën. Nën rreshta mund të kuptohet për pritjet e Putinit, e për të cilën institutet gjeopolitike kanë paralajmëruar një operacion të mundshëm në Kosovë gjatë kë tij viti, e që ndërlidhet me zhvillimet në Ukrainë.

Një argument i kë saj, është Këshilli rus për Marrëdhënie me Jashtë, i cili në një raport sugjeron Serbinë që pas luftës në Ukrainë, do të mund të hapet një dritare mundësie për të rishikuar të gjitha vendimet territoriale që dolën si rezultat i kolapsit të botës bipolare. Për serbët sipas tyre, çështja e Kosovës zë një vend qendror në këtë kontekst. Si garanci për të neglizhuar politikisht çfarëdo marrë veshje, jo rastësisht Putin i bë ri një ftesë presidenti rus për të marrë pjesë në Samitin e BRISC, një organizatë që mundohet ti kundërvihet BE.

Ndërsa vendet perëndimore po përpiqen për një marrëveshje përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës, Këshilli konsideron se një akt i tillë pa përfundimin e luftës me Ukrainë, do të ishte e barabartë me kapitullim. “Vuçiq nuk mund të dalë kundër tij. Shmangni edhe presionin perëndimor. Në fund, funksionon për të dhe ekipin e tij, një situatë jashtëzakonisht e pakëndshme e pakënaqësisë në rritje si nga jashtë dhe popullsia. Të parët besojnë se ai, pa bazë “ra” nga foleja e skifterëve të atyre që stigmatizojnë Rusinë dhe mund të jenë prapa kjo dënohet, e dyta – se ai në fakt e dorëzoi Kosovën, duke u pajtuar me formatin e negociatave i propozuar në mars 2023 nga Franca dhe Gjermania dhe rezultatet e tij të planifikuara, e cila do t’i lejojë Prishtinës të marrë një vend në OKB, dhe para kësaj, pothuajse me siguri në Këshillin e Evropës dhe NATO”, thekson Këshilli. 

Përgatitja e operacionit 

Ajo që dihet është, agjencitë ruse të inteligjencës kanë rekrutuar ose tentuar të rekrutojnë njerëz me histori kriminale për të kryer sulme fizike ose akte vandalizmi. Sot ata përdorin edhe kriminelët kibernetikë. Në Kosovë ngjashëm ka qenë me kriminelin Radonciq i cili me grupin e tij, kreu akt terrorist në pjesën veriore të vendit në Banjskë. Se është krijuar një spirale e rrezikshme kërcënuese tregon vizita e njëshit të agjencisë së Intelegjencës amerikane dhe të atij të NATO-së me vizitën në rajon. Për këtë rrezik, sidomos tani kur Ukraina ka nën kontroll një pjesë të territorit rusë, kanë alarmuar edhe qendrat analitike të huaja. Qysh në fillim të pranverës, është lëshuar një sinjal që ushtria serbe ka forcuar pozicionet e saj, përgjatë kufirit me Kosovën, duke konfirmuar raportet për punë përgatitore për operacionin. Kështu Instituti Robert Lasing theksonte se Rusia po planifikon një konflikt të armatosur në Serbi për të nxitur Beogradin të pushtojë Kosovën. Sipas tyre në krye të kë tij operacioni është Kreu i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev. Rusia mund të ketë sjellë një ekip të inteligjencës ushtarake në Beograd për t’u konsultuar dhe koordinuar me serbët. Kështu, Rusia po vepron së bashku me presidentin Vuçiq dhe shefin asokohe të inteligjencës serbe Vulin. Është pak e çuditshme, kur ditë më parë, një media nga Azerbajxhani në gjuhë ruse në një publikim të saj tha se një grup militantësh nga PMC Wagner mbërriti në Beograd në fund të javës së kaluar. Disa prej tyre u larguan nga Afrika në mënyrë të organizuar, ndërsa të tjerët mbërritën nga Rusia, theksonte kjo media duke u bazuar në kanalet ruse të telegramit pranë shërbimeve speciale. Në total, bëhet fjalë për të paktën 30 specialistë, disa prej tyre janë me origjinë serbe. Për çfarë qëllimi janë dërguar “Wagneritët” në Serbi, burimet nuk thonë.

Sipas atij, Instituti analitik, operacioni duhet të fillojë në rajonin e Mitrovicës, ku forcat speciale serbe do të veprojnë së bashku me grupet e armatosura kriminale lokale të kontrolluara nga grupet e krimit të organizuar serbë dhe rusë. Disa aspekte të operacionit tashmë janë zhvilluar në vitet 2021-2023 gjatë sulmeve të mëparshme në Mitrovicë. “Në këtë skenar, Rusia do të ndërmjetësojë negociatat me Vuçiqin në këmbim të ultimatumeve për çështjen e Ukrainës”, theksonte raporti. Për realizimin e këtij skenari Kremlini do të nisë një fushatë informacioni që kërcënon shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore në mënyrë që të nxjerrë një analogji midis konfliktit të ri në Ballkan dhe shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Qëllimi kryesor i provokimit është të shkaktojë një konflikt që NATO nuk mund ta trajtojë siç duhet. Operacioni i Kosovës, ndërkohë, është pjesë e përgatitjeve për konflikt në Balltik, theksonte raporti duke shtuar se Mitrovica është një vend testimi për një skenar të ngjashëm në Latgale të Letonisë së zhvilluar nga Moska në 2014. Sipas kë tij skenari, në se rusët arrijnë të nxisin serbët atëherë ata duhet të luftojnë me NATO. Në një mënyrë apo tjetër, Rusia ka shumë të ngjarë të dërgojë ndihmë. Ata rikujtojnë se kur në veri të Kosovës ndodhën provokimet serbe, aty erdhi ambasadori rus Kharchenko, i cili prej shumë vitesh punon në Ballkan.

Rusia synon të organizojë një situatë me humbje maksimale për KFOR-in. Kremlini është i vendosur të godasë në Kosovë, duke e Konsideruar si simbol të një kombi të “arratisur” nga metropoli. Ky simbol për ta duhet të eliminohet, në përputhje me dëshirën e Moskës për të “rivendosur” perandorinë brenda kufijve të saj. Konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të komplikonte procesin e integrimit të Beogradit në BE.

Ambasada ruse në rolin e koordinuesit

Është Ambasada Ruse ajo që koordinon financimin e organizatave pro rusë dhe shoviniste serbe, të cilat bëjnë thirrje për krijimin e Serbisë së Madhe me vendet si Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, e së fundmi është shfaqur edhe Mali i Zi. Tashmë në këtë vend është një pjesë e forcave proserbe, e cila deklaron rrugën evropiane të zhvillimit, ndërkohë që fokusohet te Beogradi. Prandaj, mund të thuhet se po fillon edhe përfshirja e Malit të Zi në këto procese.

Ekspertë të botës analitike të Rusisë, muaj më parë kanë lëshuar alarmin se mund ketë një vend tjetër shpërthyes në Evropë – Ballkani Perëndimor. Faktori i NATO-s deri më tani ka sjellë njëfarë stabiliteti, sepse Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtarë të Aleancës. Por Kremlini shikon edhe vendet e tjera ku ka ende ndikim të madh – Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën e ndarë etnikisht dhe Kosovën. Jo rastësisht Putin, kërkoi mendimin e Vulinit duke i dhënë sinjal se vitin e ardhshëm skadon marrëveshja për energjinë midis Serbisë dhe Rusisë ku kjo e fundit ka ndikimin më të madh. Një pjesë e parave nga shitja e naftës dhe gazit shkojnë për projekte propagandistike dhe financime të partive pro-ruse në rajon, aktivistëve lokalë dhe masmedias dhe, natyrisht, ryshfeteve të politikanëve. Sipas këtyre analizave nëse rusët vendosin të ngrinin para, ata mund të përdorin sulme kibernetike kundër rrjeteve të energjisë dhe objekteve të tjera jetike në Kosovë dhe pjesë jo-serbe të Bosnjës. Kjo do të çojë në konfuzion dhe do të rrisë pakënaqësinë sociale.

Veq kësaj, Rusia po gjen hapësirë në mediat serb për një luftë hibride me narativën e ndërhyrjes së jashtëm më 1999 si një pikë kthese moment në historinë e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Perëndimit, kulmi i të cilit u bë fillimi i Qarkut Ushtarak Verior në Ukrainë, dhe vitet e fundit ka rezultuar të jetë një element i rëndësishëm i retorikës politike të udhëheqjes ruse”.

Një nga figurat e kësaj propagande është Alexander Alexandrovich Bartosh anëtar korrespondues i Akademisë së Shkencave Ushtarake, ekspert në Lidhjen e Diplomatëve Ushtarak. Kështu një nga narrativët e tij, është se Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Bashkimi Evropian po shtojnë luftën e tyre informative dhe psikologjike kundër Serbisë për të detyruar Beogradin të braktisë Kosovën dhe të mbështesë sanksionet kundër Rusisë. Sulmet e tilla malinje nuk janë të panjohura, dhe ato mund të shihen si veprime të qëllimshme armiqësore të një vendi kundër një vendi tjetër, dhe kjo bëhet me qëllimin e arritjes së disa qëllimeve politike.

Synimi politik mund të jetë gjithashtu krijimi i kostove financiare, pasi zmbrapsja e sulmeve ose përballja me pasojat zbrazin fuqinë dhe buxhetet, thekson Henrik Prax i lartë në Qendrën e Përbashkët Evropiane të Ekselencës NATO-Bashkimi Evropian për Kundër Kërcënimeve Hibride në Finlandë.

Më herët, një burim i qeverisë serbe tha për Guildhall se oficerët e Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës Ruse që punojnë nën mbulimin diplomatik në Serbi po koordinojnë një fushatë që synon rritjen e ndjenjave antiperëndimore në Serbi dhe kundër furnizimit me municione në Ukrainë, duke përdorur temën e pasojave të përdorimit municioni i uraniumit të varfëruar.

Kështu Moska dëshiron të largojë vëmendjen nga Ukraina përmes një konflikti etnik ose territorial. Duke marrë parasysh perspektivën e anëtarësimit në BE, shumica e vendeve të rajonit po përpiqen t’i përmbahen linjës së politikës së jashtme të unionit në lidhje me agresionin rus. Përjashtim bën vetëm Serbia, e cila përpiqet për Perëndimin, por vazhdon të jetë miq aktive me Rusinë, merr armë të reja nga Federata Ruse dhe nuk iu bashkua sanksioneve pas fillimit të një lufte të gjerë. Moska e konsideron cenim të propagandës së saj përpjekjen e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE. Kështu shqetësimet për një krizë të mundshme e shtynë Uashingtonin të nxjerrë të dhëna sekrete në lidhje me zhvillimet në rajon. Një raport nga Zyra e Inteligjencës Kombëtare thotë se Ballkani pritet të përjetojë një rrezik në rritje të dhunës ndëretnike në vitin 2024.

Se Serbia nuk do integrimin në BE, duke pritur ndonjë ndryshim të rrethanave, të sugjeruara nga distanca nga Moska tregoi ditë më parë kur theksoi se nuk ka gjasa që ajo të pranohet në BE para 2030, për të cilën reagoi BE duke hedhur poshtë këto deklarata. Pra Vuciq shfaqi një mungesë vullneti për vetë integrimin. Kjo të rikujton marrëveshjen e vitit 2017 kur u arrit marrëveshja për hapjen e urës dhe pikat e përbashkëta kufitare me financimin e BE. Hapja madhështore e urës ishte menduar të bëhej më 20 janar. Por Përfaqësuesit e BE-së nuk ishin në gjendje të bindin palën serbe për të rrënuar murin që autoritetet e pjesës veriore të Mitrovicës ndërtuan pikërisht para daljes nga ura. Në prag të datës së shpallur të hapjes së urës simbolike, ndodhi një tjetër ngjarje që shkaktoi një valë të re konfrontimi mes Beogradit dhe Prishtinës. Në kundërshtim me idetë dhe projektet e BE-së, autoritetet serbe propozuan projektin e tyre alternativ të transportit. Pas një pauze 18-vjeçare, qeveria serbe ka vendosur të rifillojë komunikimin direkt hekurudhor ndërmjet kryeqytetit serb dhe Kosovës. Dhe e gjithë kjo me qëllim të prolongimit të hapjes së urës.

Në ditën e Vitit të Ri Serb, një tren i blerë posaçërisht për këtë qëllim në Rusi u nis solemnisht nga Beogradi për në Mitrovicë të Kosovës. Serbët e dekoruan automjetin me vizatime dhe mbishkrime artistike (madje për këtë ftuan një artist të famshëm serb). Nga jashtë, treni ishte lyer me ngjyrat e flamurit serb. Përfaqësues të qeverisë serbe, gazetarë dhe aktivistë publikë do të shkonin në Kosovë si udhëtarët e parë. Në veçanti, Misha Vacic është lideri i organizatës nacionaliste të krahut të djathtë “Srpski Narodny Pokret” 1389”. Siç thuhet në Beograd, serbët e Kosovës, të cilët prisnin të mbërrinte treni, rrethuan forcat speciale të Kosovës. Si kundërpërgjigje, autoritetet kosovare dërguan 17 automjete të blinduara nga forcat speciale për t’i përforcuar ato, edhe pse, sipas autoriteteve serbe, në veri të Kosovës, forcat e sigurisë së Kosovës mund të lëvizin vetëm në marrëveshje me kontingjentin paqeruajtës të NATO-s dhe atë vendas (serb) komuniteti.

Të nesërmen, presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic mbajti mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe. Ai i konsideroi ngjarjet rreth trenit Beograd-Kosovska Mitrovicë, përkatësisht takimin e trenit nga forcat speciale të Kosovës, si “shenjë se shqiptarët duan luftë” dhe tha se Serbia do të dërgonte forca të armatosura në Kosovë nëse popullata serbe ishte nën “kërcënim”. Është pak e çuditshme që presidenti rus Vladimir Putin në një Forum Ekonomik Lindor të ftojë numrin dy të qeveris së Serbisë Aleksandër Vulin, edhe pse konsiderohet si njeriu i Kremlinit në Serbi. Kur shumë shtete kanë ndërprerë kontaktet, presidenti rus me siguri do të ishte më i kënaqur sikur në këtë forum do të ishin përfaqësues më të lartë se Vulin.

Sikur kjo ftesë të bëhej në rrethana normale, me siguri Putini do ta kishte parasysh faktin se Vulin gjithmonë lumturohet me fotot që i bënë me njerëzit e sigurimit rus dhe misionin që ka, por që gjithnjë mbetet mister. Ai është një nga shtyllat e botës serbe. Mësuesi i tij, i parë ishte Nikolai Pastrushev. Se është një raketë e drejtuar, e formuar nga ideologjitë ekstreme konfliktuale është i përgatitur për qëllime përfundimtare, kjo s’do koment. Ai është në listën e zezë të ShBA dhe mbetet e paqartë ngritja e tij në postin e zëvendëskryeministrit apo posti i tij, është një mbulesë në fshehtësi e atij që e emëroi. Çfarë u premtoi në këtë forum bashkëbiseduesve të tij, mbetet mister. /Kosovatimes.info/

Go to TOP