Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Vitia vizitoi policin e plagosur, gjendja e tij jashtë rrezikut për jetën

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitoi policin i cili mbeti i plagosur si pasojë e sulmeve kriminale dhe terroriste në fshatin Banjskë.

Në njoftim thuhet se ministri Vitia është njoftuar nga mjekët mbikëqyrës në QKUK se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është stabile dhe ai do të vijojë të jetë nën mbikëqyrjen e profesionistëve shëndetësor.

“Polici i plagosur pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Ministri Arben Vitia i uroi policit të plagosur shërim të shpejtë!

Ndërsa i shprehu ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së kolegut të tij, Rreshterit që ra sot në krye të detyrës në mbrojtje të rendit, të sulmuar nga grupe kriminale gjatë një sulmi terrorist.

Pas ngjarjeve të ndodhura në Banjskë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, veçanërisht atë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Go to TOP