Pjesëtarë të rinj të FSK-së i bashkohen misionit ndërkombëtar në Gaza
Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) ka mirëpritur pjesëtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët do të angazhohen në kuadër të misionit ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës.
Bordi i Paqes ka njoftuar se pjesëtarë të rinj të saj i janë bashkuar misionit ndërkombëtar në Gaza, duke mbështetur përpjekjet për siguri në këtë territor.
Përmes një njoftimi në rrrjetin social “X”, Bordi i Paqes bëri të ditur se anëtarët më të rinj të kontingjentit do të angazhohen në fusha të ndryshme, përfshirë logjistikën dhe çështjet civile.
“FSK mirëpret anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ekip. Ata do të mbështesin përpjekjet për siguri në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile”, thuhet në postimin e Bordit të Paqes.
Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) është një mision shumëkombësh me mandat ndërkombëtar, i krijuar në kuadër të planit të paqes për Gazën. Qëllimi i saj është të kontribuojë në sigurinë dhe stabilizimin e territorit, të mbështesë trajnimin e një force të re policore palestineze dhe të ndihmojë në procesin e rindërtimit të Gazës.

