Vikend me diell dhe temperatura verore, të dielën priten riga lokale shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vikendi do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme meteorologjike dhe temperatura tipike verore.
E shtunë – Moti pritet të jetë me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 18°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 32 deri në 35°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi 1 deri në 5 m/s.
E diel – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 7 m/s.
Indeksi i rrezatimit UV do të jetë i lartë, ndaj IKSHPK këshillon qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse gjatë qëndrimit në diell. /Kosova.info/
