Video/Kishte rrogat e punëtorëve në çantën e tij, dikush tentoi ta grabiste në Turqi – reagon shpejt duke e ndjekur hajnin deri brenda në veturë

Një nëpunës, i cili ishte gati të hynte në vendin e punës në Maltepe të Stambollit, është grabitur nga tre persona.

Kamerat e sigurisë kanë pasqyruar momentin e vjedhjes së 150 mijë lirave që kishte në çantë.

Grabitësit, të cilët kanë hyrë në parkingun ngjitur me vendin e punës së nëpunësit kanë vjedhur çantën plot me para që ishte duke shkuar në këmbë drejt vendit të punës.

Tre të dyshuarit, të cilët mësohet se kishin në duar një mjet prerës, pasi kanë vjedhur çantën, janë drejtuar menjëherë drejt veturës, ndërsa Ahmet Tortup, i cili është grabitur, është hedhur në derën e hapur të automjetit.

Raportohet se gjithçka u zgjidh pa problem pas intervenimit të qytetarëve dhe policisë turke. 

Go to TOP