Vetëvendosje mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të prezantohet kandidati i partisë për kryeministër.
Mbledhja është thirrur për sot, e shtunë, 9 maj 2026, me fillim nga ora 10:00.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme u caktuan më 7 qershor pasi Kuvendi dështoi të zgjidhte Presidentin e ri të vendit.
