Kosova.info

Vetëm një në dhjetë gjermanë e shohin Rusinë dhe Kinën si partnerë të besueshëm

Varianti Omicron i virusit COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Nga një vështrim në vendet e tjera tregon se në Gjermani janë më pak njerëz të sëmurë rëndë me COVID-19.

Këshilli i Ekspertëve i krijuar nga Qeveria e re Federale parashikon megjithatë se mund të ketë më shumë të infektuar e si rrjedhim një numër të lartë pacientësh. Kjo mund të krijojë probleme shtesë edhe në spitale, në ambulanca dhe tek mjekët e familjes.

Por nuk është vetëm sistemi shëndetësor ai që preket. Çfarë ndodh nëse shumë punonjës në polici, zjarrfikës, shkolla e institucione të tjera publike sëmuren dhe do t’u duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë? Çfarë ndodh me personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit me virusin Omicron?

Në takimin e kancelarit Olaf Scholz me kryeministrat e landeve, një prej mundësive të diskutuara për zbutjen e gjendjes prej mungesës së punonjësve në shëndetësi ishte edhe shkurtimi i kohës së izolimit tek personat pa simptoma si dhe për personat që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, pra vaksinën përforcuese.

Qytetarët i shohin si pozitive këto propozime, thuhet në sondazhin mbi tendencat aktuale të ARD-së, i kryer nga Instituti Infratest-Dimap.

Omikron duket se nuk i ka frikësuar shumë njerëzit në Gjermani. Shumica e të anketuarve apo 59 për qind janë të shqetësuar nga një mbyllje e mundshme në vend. Ndërsa, nga varianti Omicron janë të shqetësuar aktualisht rreth 51 për qind e të anketuarve. Në fillim të dhjetorit 2021 kuota ishte 9 për qind më shumë.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach mendon se koha e izolimit dhe karantinimit duhet të shkurtohet. Por ai kërkon që kufizimet e kontakteve të forcohen prapë.

Në trendin e ARD-së, Lauterbach kryeson listën e politikanëve gjermanë më të popullarizuar. 66 për qind e të anketuarve janë shumë të kënaqur ose të kënaqur me punën e tij. Kancelari Scholz është në vendin e dytë me një notë pozitive prej 60 për qind të të anketuarve.

Në vendin e tretë dhe të katërt janë shefi i FDP-së dhe ministri i Financave, Christian Lindner me 49 për qind si dhe shefi i të Gjelbërve dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck me 48 për qind. Bashkëkryetarja e ekologjistëve, ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock ka përqindjet më të ulët me 32 për qind e gjermanëve mendojnë se ajo po bën një punë të mirë, ndërsa 57 për qind mendojnë ndryshe.

Nota të mira për koalicionin

Qeveria e re Federale është në detyrë prej datës 8 dhjetor. Rreth 46 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e qeverisë, 37 për qind thonë se ishin më pak ose aspak të kënaqur. Një në gjashtë apo 17 për qind nuk kanë mendim të qartë.

Nëse këtë të diele mbahen zgjedhjet e reja për Bundestag, SPD do të ishte sërish partia më e fortë. Ajo do të përmirësonte madje rezultatin në krahasim me dhjetorin. Unioni CDU/CSU do të ishte në vendin e dytë, e pasojnë të Gjelbrit dhe FDP, të cilët do të humbnin pak vota.

Kujt i besohet?

Qeveria e re gjermane po përballet jo vetëm në pandemi, por edhe me sfida në politikën e jashtme, për shembull në trajtimin e Rusisë dhe Kinës. Këto dy vende e kanë humbur shumë simpatinë e qytetarëve gjermanë në vitet e fundit.

Në trendin aktual thuhet se vetëm një në gjashtë, respektivisht një në dhjetë persona e shohin Rusinë dhe Kinën si partnerë të besueshëm.

Qëndrimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë krejtësisht të ndryshme. Mirëbesimi ndaj SHBA është rritur prej ardhjes së presidentit Joe Biden në këtë detyrë. SHBA konsiderohet, sikur edhe në fund të presidencës së Barack Obamës, një partner kryesisht i besueshëm për Gjermaninë.

Franca edhe më tej konsiderohet si partner i besueshëm. Ndryshe nga Polonia, e cila perceptohet si një partner i besueshëm i Gjermanisë prej vetëm rreth 35 për qind të qytetarëve gjermanë.

Gazsjellësi rus “Nord Stream II”

Një tjetër temë në këtë sondazh ishte edhe pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia dhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjermanisë. Si duhet të reagojë politika? Opinionet janë të ndara. 47 për qind je të anketuarve janë të hapur ndaj sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë. Ndërsa, 41 për qind jo. Gjashtë nga dhjetë të anketuar thonë se gazsjellësi i diskutueshëm rus “Nord Stream II” duhet të mbetet.

Mbi 40 për qind e të anketuarve shprehin mirëkuptimin e tyre, se Rusia ndjehet e kërcënuar nga Perëndimi, një në dy apo 50 për qind nuk e mbështesin këtë ndjenjë të rusëve. Ajo që vërehet është se, në lindje të Gjermanisë, pra në territorin e ish-RDGJ, ka një refuzim më të madh të sanksioneve kundër Rusisë. Në lindje të Gjermanisë ka më shumë mirëkuptim sesa në perëndim për pozitën e Rusisë.

Në përgjithësi, shumica e gjermanëve do të donin që evropianët të angazhohen më shumë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. 57 për qind do të donin që shtetet evropiane të luanin një rol më të fuqishëm ndërmjetësues. /Deutsche Welle/

Më të fundit

escort mersin - izmir escort