Vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer një mijë e 693 testime për COVID-19 ku vetëm dy persona kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga një rast në Shkodër dhe Librazhd.

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid-19 në Shqipëri. Po marrin trajtim spitalor të specializuar pesë pacientë, nga të cilët tre pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar tetë qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 918 që nga fillimi i epidemisë.

Go to TOP