Vesellinoviq në protestën në Baçkë Pallankë: Arrestoni përgjegjësit për vdekjen e djalit(13)
Baçkë Pallankë, 04.08.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Dobrica Vesellinoviq, zyrtar e Frontit të Gjelbër-Majtas, tha në protestën e qytetarëve në Baçkë Pallankë se qëndrimi i kësaj partie është se dorëheqjet e liderëve të atij qyteti “nuk mjaftojnë” dhe se për shkak të vdekjes së një djali(13) nga goditja elektrike për shkak një kabllo elektrike e pasiguruar, përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi “të arrestuar dhe ndjekur penalisht” transmiton Kosova.info
“Edhe humbja e jetëve njerëzore nuk do të thotë asgjë për Partinë Progresive Serbe për të ndryshuar sjelljen e saj të shpërfilljes së plotë të njerëzve. Qytetarët e Baçka Pallankës e kanë raportuar rrezikun 27 herë, por askush nuk ka reaguar dhe në fund kur ka ndodhur tragjedia, në vend që të ndëshkojnë autoritetet janë përpjekur të shmangin përgjegjësinë. Kjo është e papranueshme. Prandaj nuk mjaftojnë dorëheqjet. Ata që janë përgjegjës për vdekjet që mund të ishin parandaluar duhet të arrestohen dhe ndiqen penalisht”, tha Vesellinoviq.
Ai tha se fakti që kryeministrja Ana Brnabiq e anuloi vizitën e saj është një tregues se “regjimi nuk është i interesuar për problemet e qytetarëve dhe ka frikë të përballet me to”.
Qytetarët e Baçkë Pallankës protestojnë për të tretën ditë, duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e një djali nga kablloja e pasiguruar e drejtpërdrejtë, e cila ishte shtrirë përtokë pranë shtëpisë së tij për më shumë se dhjetë ditë, që nga stuhia e korrikut 21, dhe se shërbimet kompetente, pavarësisht ankesave të shumta të qytetarëve, nuk kanë bërë asgjë për largimin e tij.
Në të njëjtin vend, gjyshi i djalit mbeti i vrarë nga një goditje elektrike pas stuhisë së 21 korrikut.
