Aktakuzë ndaj të dyshuarit për përgatitje të vrasjes së rëndë në këmbim të parave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H., për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e rëndë”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa E.H. dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme me të dëmtuarin M.D., ka planifikuar privimin e tij nga jeta, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, si dhe koordinim për mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se ka siguruar edhe armën që do të përdorej për realizimin e planit kriminal. /Kosova.info/

Go to TOP