Vesa Luma feston 20 vjet karrierë me një koncert madhështor në Prishtinë
Vesa Luma ka festuar 20 vjetorin e karrierës me një koncert në Prishtinë, ku riktheu hitet e saj dhe këngë të tjera shqipe.
Performanca dhe interpretimi i saj i mrekullueshëm emocionuan audiencën.
Në ngjarje ishin të pranishëm figura të shquara, si kryeministri Albin Kurti, ministrat Hajrulla Çeku dhe Arben Vitia, ish-residentja Atifete Jahjaga, si dhe shumë personalitete nga fusha e muzikës. Koncerti u mbështet nga Ministria e Kulturës. /Kosova.info/