Vendosen thasë me rërë pranë Lumit ‘Lushta’ në Mitrovicë

Si pasojë e reshjeve të shiut, pranë lumit “Lushta” në Mitrovicë janë vendosur thasë me rërë. Kjo është bërë me qëllim të parandalimit të vërshimeve që mund të shkaktohen nga rritja e nivelit të ujit në shtratin e lumit.

Vendosja e thasëve me rërë është realizuar si masë preventive nga një qendër sportive, e cila zhvillon aktivitete dhe sporte të ndryshme e që e njëjta ka mbetur e dëmtuar nga vërshimet e dy vjetëve më parë.

 “Me iniciativën e kryeshefit të Ndërmarrjes, Muhamet Selmani, dhe stafit, kemi ndërmarrë masa parandaluese që të mos përsëriten vërshimet e 19 janarit 2023. Si pjesë e këtyre masave, kemi vendosur thasë me rërë dhe më herët kemi ndërtuar murin dhe derën mbrojtëse për parandalimin e vërshimeve”, tha  Xhemshit Xhafa, nga Qendra Multifunksionale “Omni Sport”  në Mitrovicë.

 Ndryshe, kjo qendër nuk është në funksion, pikërisht si pasojë e të reshurave të dendura dhe vërshimit të lumi dhe për të tash e dy vjet nuk është kujdesuar askush.


Go to TOP