KRU Prishtina: Furnizimi me ujë për momentin është stabil
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë për momentin është stabil, pavarësisht reshjeve të dendura që kanë goditur rajonin.
KRU Prishtina potencon se shirat mund të shkaktojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc, gjë që mund të ndikojë përkohësisht në procesin e trajtimit të ujit. Autoritetet thonë se situata po monitorohet vazhdimisht.
“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë aktualisht është stabil. Megjithatë, për shkak të reshjeve mund të priten turbullira në kanalin e Ibër Lepencit dhe që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e trajtimit të ujit”.
“Ju informojmë se ekipet e KRU “Prishtina” janë në terren gjatë gjithë kohës, me kapacitet maksimal, duke punuar në hapjen dhe pastrimin e pusetave të ujërave të zeza, si dhe në ofrimin e ndihmës për qytetarët në zonat më të prekura”, thuhet tutje në njoftim. /Kosova.info/
