Vendimi i Zelenskyt: 50 vjet ndalesë për të hyrë në Ukrainë për katër ish-sportistë rusë

Katër ish-sportistë të njohur rusë nuk do të mundë të futen në territorin e Ukrainës me gjasë deri në fund të jetës së tyre.

Më saktësisht, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vendosur që t’ua ndalojë hyrjen në shtetin e tij katër anëtarëve aktualë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. (KON).

Njëri prej tyre është Shamil Tarpischev, ish-tenist i njohur dhe president aktual i Federatës Ruse të Tenisit.

I njëjti “fat” e pret edhe ish-atleten Jelena Isinbajeva, dikur kampione e botës dhe olimpike në garën e hedhjes me shkop.

Të dy këta janë anëtarë të Bordit të KON-it.

E dy personat e tjerë janë, ish-atleti Vitali Smirnov dhe ish-notari dhe kampioni i dikurshëm olimpik, Aleksander Popov.

Këta persona janë konsideruar si “non-grata” në Ukrainë përmes një dekreti të nënshkruar nga presidenti Zelenskyy, ndërsa iu kanë hequr edhe krejt benefitet që i kishin nga Ukraina

Go to TOP