Dy motra 20-vjeçare në Iran gjykohen për një rast të lidhur me protestat e janarit

Gjashtëmbëdhjetë persona përballen me akuza që lidhen me protestat e mbajtura në janar në qytetin iranian të Isfahanit, gjatë të cilave u vra një kolonel i Gardës Revolucionare të Iranit.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë ngritur dyshime serioze për ligjshmërinë e procesit gjyqësor, përfshirë edhe akuzat ndaj dy motrave binjake 20-vjeçare, Taraneh dhe Romina Rahimi.

Burime në Iran i thanë Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se autoritetet kanë përdorur torturë për të nxjerrë rrëfime nga të akuzuarit. Po ashtu, ekziston frika se disa prej tyre mund të përballen me dënimin me vdekje.


Go to TOP