Trump pritet të takohet të martën me Zelenskyn dhe Netanyahun
Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet t’i presë të martën në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Takimet do të zhvillohen ndaras dhe pritet të fokusohen në luftën në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, ka bërë të ditur për CNN një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Sipas tij, Trump dhe Netanyahu do të diskutojnë për luftën në Iran, përparimin në negociatat me Libanin dhe përpjekjet për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit.
Trump ka pranuar se mes tij dhe Netanyahut ka disa dallime sa i përket Iranit, por ka theksuar se qëndrimet e tyre mbeten të përafërta.
“Kemi një dallim të vogël, por jemi mjaft afër”, u ka thënë Trump gazetarëve të hënën.
Ndërkaq, në takimin me Zelenskyn pritet të diskutohet për procesin e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
“Tani është koha për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
Më herët të hënën, Trump e ka minimizuar pretendimin e Zelenskyt se Rusia po i ofron Iranit informacione të inteligjencës për bazat ushtarake amerikane.
“Nuk mendoj se e kanë bërë këtë, të paktën jo në nivel të lartë”, ka deklaruar ai.
Netanyahu dhe Zelensky pritet të marrin pjesë të martën në Uashington edhe në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey Graham. /Burimi: CNN/
