Veliu: Keqardhje të mbrosh një “lider” që po e çon partinë drejt dështimit
Agim Veliu, një nga figurat më të njohura të politikës kosovare, ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen për gjendjen e rëndë brenda partisë së tij politike.
Veliu, duke folur për ngërçin që ka përfshirë strukturat e partisë, theksoi se është për të ardhur keq që dikush është i pafuqishëm të ndryshojë situatën, kur kryetari i partisë e ka afruar në pozita formalisht “afër” vetes, por nuk ofron mundësi për ndryshime substanciale.
Ai shprehu gjithashtu shqetësim për nevojën që e ndjen shumë anëtarë të partisë të mbështesin një lider që, sipas tij, është duke e çuar partinë drejt humbjes dhe dështimit politik.
Veliu tha se është tragjike të detyrohesh ose të vetëdetyrohesh për të mbrojtur një lider që po e dërgon një “familje të madhe politike” në shkatërrim, një parti që, për 35 vite, ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë.
Deklaratat e tij pasqyrojnë një moment të vështirë për partinë, e cila dikur ishte një simbol i stabilitetit dhe zhvillimit demokratik. /Kosova.info/
