Vdiq Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër Millosheviqit

Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër Sllobodan Millosheviqit. Lajmin e bëri të ditur, aktivisti i drejtave të njeriut, Belgzim Kamberi.

Faik Rexhepi do të varroset sot  në varrezat e qytetit në Dragodan të Prishtinës nga ora 15:00. 

Faik Rexhepi, i cili punonte në ndërmarrjen “Feronikeli” në Drenas, në gusht të 90-ës bashkë edhe me kolegët e tjerë kishin dalur që ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan. Me këtë rast, policia serbe kishte ndërhyrë ashpër, duke tentuar që ta shpërndante masën.

Por, i vetmi që nuk kishte lëvizur nga vendi ishte Faiku, i cili u ul këmbëkryq midis turmës. Kohë më parë në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij.


Go to TOP