Vdes Imri Ilazi – Komandant Ferri

Ka ndërruar jetë gjeneral Imri Ilazi, i njohur si Komandant Ferri.

Me rastin e vdekjes së tij, ka shkruar dhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Ilazi ishte patriot i shquar, që la mërgimin për t’i dalë zot atdheut në kohët më të vështira.

“Gjeneral Imri Ilazin do ta kujtojmë si patriot e intelektual, që nuk kurseu asgjë në shërbim të vendit – para, gjatë dhe pas luftës. Ngushëllimet më të thella familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të Komandant Ferrit!”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Telegram ngushëllimi ka shkruar dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

“Zemra e gjithsecilit prej nesh që të njohëm e bashkëpunuam, është me lot sot, për kalimin tënd në amshim!”, ka shkruar Aliu.

Go to TOP