Rama: Hapësirat te “Santea” në Dardani po lirohen për transformim të plotë të zonës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar fillimin e punimeve për transformimin e plotë të hapësirës te “Santea” në lagjen “Dardania”.
Rama theksoi se po lirohen hapësirat për t’i hapur rrugë ndërhyrjeve të nevojshme, që përfshijnë rregullimin e hyrjeve të banesave, platove dhe përmirësimin e sistemit të kanalizimit, duke adresuar problemin e ujërave të zeza.
Ai shtoi se pas përfundimit të punimeve, kjo zonë ikonike do të duket shumë më bukur, duke i sjellë një frymëmarrje të re qytetit. /Kosova.info/