Vdes foshnja gjatë lindjes, babai dyshon në neglizhencë të mjekëve në Pejë

Gjatë lindjes një foshnje ka vdekur të mërkurën në Spitalin e Pejës.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se babi i foshnjës dyshon se ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor.

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor”, thuhet në njoftim.

Sipas PK-së, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.

Go to TOP