Vdes foshnja dy muajshe në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një foshnje dy muajshe në Prishtinë deri më tani në rrethana të panjohura ka vdekur.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Njoftimi i plotë:

HETIM I VDEKJES

Rr. Muhamet Haxhaj, Prishtinë 10.03.2023 – 09:00. Viktima mashkull  kosovar (foshnje-dymuajshe) në rrethana deri më tani të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Go to TOP