Vdes edhe shqiptari i pestë nga aksidenti në kantierin e ndërtimit në Gjermani

Ka vdekur edhe shqiptari i pestë, i cili mori lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti në një kantier ndërtimi, që ndodhi në Hafer City në Hamburg të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Alfred Visha, i cili është baba i tre fëmijëve.

Ai vdiq mbrëmë në spital, ku po qëndronte prej 10 ditësh, duke u trajtuar si pasojë e plagëve të rënda.

Visha nuk arriti t’ju bënte ballë plagëve.

Lajmi është konfirmuar nga daja i tij, Luan Cemenja, raportojnë mediat shqiptare përcjell Klankosova.tv

Aksidenti i rëndë ndodhi më 30 tetor, ku përpos 33-vjeçarit Visha, vdiqën edhe katër shqiptarë të tjerë.

Raportohet se në kantierin e ndërtimit ku punonin shqiptarët, ishte shembur skelja.

Go to TOP