Vdekja e Jacksonit, Osmani: Udhëheqja e tij hapi rrugën drejt lirisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e gjeneralit Sir Mike Jackson. Ajo gjeneralin Jackson e vlerëson si një lider i dalluar që qëndroi në këmbë gjatë momenteve më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Në një shkrim në platformën ‘X’, presidentja Osmani ka shkruar se gjenerali Sir Mike Jackson, nën udhëheqjen e tij, si një komandanti i parë i KFOR-it, në vitin 1999, u hap rruga drejt paqes dhe lirisë

“Populli i Kosovës mban zi për humbjen e gjeneralit Sir Mike Jackson GCB CBE DSO DL, një lider i dalluar që qëndroi në këmbë gjatë një prej momenteve më të rëndësishme të historisë sonë. Si komandanti i parë i NATO_KFOR në vitin 1999, udhëheqja e tij hapi rrugën drejt paqes dhe lirisë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja tutje tha se qëndron pranë familje së tij dhe të gjithë atyre që shërbyen përkrah tij. /Kosova.info


Go to TOP