Kosova

Vazhdon dialogu, zëdhënësit e BE’së: S’mund të flasim pa dalë Borell nga takimi Kurti-Vuçiq

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pritet që të dalë së shpejti para mediave që të deklarohet mbi rezultatet e takimit të sotëm në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Fillimisht prononcimi ishte paraparë për orën 12:30, u shty për 13:30 dhe sërish u shty për orën 14:15. Megjithatë, as në këtë orë Borrell nuk doli.

Në konferencën e rregullt për shtyp, një zëdhënëse e BE-së bëri me dije se takimet po vazhdojnë në Bruksel, por iu bëri thirrje gazetarëve që të mos pyesin për këtë takim derisa Borrell të flasë.

“Takimi mes Kurtit dhe Vuçiq do të pasohet nga një prononcim i Borrellit, i cili duhet të fillojë sapo kjo konferencë të përfundojë. Ne ju ftojmë të mos pyesni rreth takimit, i cili është në vazhdim, sepse BE do të deklarohet përmes Borrellit”, tha ajo.

Pas takimit trepalësh mes përfaqësuesve të BE-së dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Borell e Lajçak po zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.

Shfaq më shumë
Back to top button