Varroset veterani i UÇK-së, Muhamet Gacaferi

Me nderimet më të larta ushtarake dhe qytetare në Junik iu dha lamtumira e fundit veteranit të luftës së UÇK-së, Muhamet Xhemë Gacaferi.

Bashkëqytetarë e bashkëluftëtarë e vlerësuan lart kontributin jetësor të tij e veçmas gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së deri në çlirimin e plotë të vendit.

Muhamet Gacaferi, luftëtar i Brigadës 131, ishte pasardhës i intelektualit dhe atdhetarit të shquar Sali Gacaferi, sot hero i Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP