Valon Bunjaku, MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça

Basketbollisti Valon Bunjaku është zgjedhur MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça.

Bashkimi të dielën mbrëma mundi Trepçën, me rezultat 85-77 në finalen e pestë të “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

“Votuesit në Rrjetet Sociale të FBK-së kanë zgjedhur Valon Bunjakun MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Bunjaku ndaj mitrovicasve kishte 15 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, duke pasur indeksin 22.


Go to TOP