UGSh ndan mirënjohje për 6 gazetarë, dy nga Kosova

Dy certifikata të mirënjohjes iu ndan gazetarit Ilir Krasniqi dhe Behare Bajraktarit

Dhjetëra gazetarë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë dhe përfaqësues nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi u bënë pjesë e veprimtarisë vjetore të nismuar dhe organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Elbasan dhe Ress Egnatia nga datat 25 dhe 26 shkurt 2022 në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Me këtë rast përveç ribotimit të librit të plotësuar “Hoteli në Bejrut”, të gazetarit të shumë njohur Nehat Islami, organizatorët e kësaj veprimtarie rajonale të Ditëve të Miqësisë, ndanë disa certifikata mirënjohjeje për kolegë dhe aktivistë të shquar të komunitetit të gazetarëve nga të gjitha viset ai Bahri Cani i Doiche Welle në shqip, Sejmen Gjokoli si reportazhist dhe kronikan i veprimtarive kulturore, Ardita Saqiqi nga Lugina e Preshevës, Ilir Krasniqi nga Prishtina, Behare Bajraktari si reportere profili në mbrojtje të mjedisit, Gëzim Kabashi nga Durrësi të cilët u vlerësuan për kontributin dhe vlerat e tyre profesionale si dhe për solidaritetin profesional. /Kosova.info/

Go to TOP