Ushtria libaneze thotë se një person i armatosur sulmoi ambasadën amerikane

Ushtria libaneze tha të mërkurën se persona të armatosur u përpoqën të sulmojnë ambasadën e Shteteve të Bashkuara (ShBA) në Bejrut, shkruan AP.

Ushtria libaneze tha në një deklaratë se ushtaria qëlloi sulmuesin, të cilin ata e përshkruan vetëm si shtetas sirian. Sulmuesi u dërgua në spital i plagosur.

Mediat lokale raportuan se të shtënat rreth misionit diplomatik amerikan në veri të Bejrutit zgjatën për gati gjysmë ore.

Ambasada amerikane tha se sulmi i mëngjesit në hyrje të ambasadës nuk shkaktoi viktima në stafin e tyre.

Go to TOP