Ushtari ukrainas tregon si luftohet deri në vdekje, i vetëm në llogor përballë forcave ruse (VIDEO)
Lufta në Ukrainën lindore i ngjan prej kohësh Luftës së Parë Botërore. Fushat dhe periferitë e Ukrainës kryqëzohen nga llogore ku po zhvillohen luftime dramatike. Një video e një përleshjeje të tillë e marrë nga ajri është shfaqur sot në rrjetet sociale.
Sipas britanikes Daily Mail, lufta u filmua pranë Novotoshkivska në Lugansk më herët gjatë luftës dhe tregon një grup separatistësh pro-rusë që çajnë një llogore që ndan një fushë djerrë të shkatërruar nga artileria e rëndë.
Pasi rusët vranë një ushtar ukrainas dhe detyruan të tjerët të tërhiqen, një mbrojtës mbetet për t’iu kundërvënë agresorëve dhe një betejë e dëshpëruar fillon nga një distancë e afërt.
Ushtari ukrainas luftoi me guxim deri në fund, duke mbrojtur llogorin e tij nga sulmi i forcave speciale ruse që ndodheshin vetëm pak metra larg tij, gjë që shihet në video. Ky trim madje dy herë arriti të hedhë bomba. /KI
