Ushtarët amerikanë të KFOR-it stërviten me ekipet e shpëtimit malor
Ushtarët amerikanë të KFOR-it dhe anëtarët e Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit Malor të Kosovës kanë kryer trajnime të përbashkëta për menaxhimin e emergjencave.
KFOR-i përmes një njoftimi për media ka thënë se trajnimet dhe shkëmbimet e ekspertëve në këtë fushë rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërmjet trupave të KFOR-it dhe agjencive lokale të reagimit të parë emergjent.
“Trajnimi midis dy organizatave përfshinte kujdesin mjekësor të reagimit të parë, shpëtimin në lartësi dhe mal, vrapimin dhe trajnimin e zhytësve”, thuhet në njoftim.
Tutje, KFOR-i rithekson se vazhdon kontributin për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. /Kosova.info/
