Ushtarakët sugjerojnë që fabrika e plumbave të mos ndërtohet kah kufiri me Serbinë

Katër komunat veriore s’janë assesi opasion për ngritjen e fabrikës së re të municionit.

Kështu sugjeron gjenerali i pensionuar, Kadri Kastrati.

“Veriu nuk kishte pasë mundësi të bëhet një gjë e tillë, por edhe nuk do të ishte një pozicion i sigurt për ndërtimin e kapaciteteve të industrisë ushtarake”, ka thënë Kastrati për emisionin MAT në Klan Kosova.

Ndërkaq Anton Quni, deputeti ushtarak i LDK-së, përveç veriut, përjashton gjithë vijën 351 kilometërshe me fqinjin verior.

“Nëse e ndërton diku në kufi me Serbinë, ke rreziku. Duhet të jetë sa më në thellësi. Të jenë pjesët malore ku dronët, aviacioni etj, për shkak të themi karakteristikave manovruese nuk mund të gjejnë pozicion të mirë për të goditur etj, por edhe që ty të jep kohë me ndërmarr masat për mbrojtje kundërajrore”, thotë Quni.

Ministria e Mbrojtjes është duke shqyrtuar lokacione të ndryshme, sipas Ministrit Ejup Maqedonci.


Go to TOP