Ursula von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me kryeministrin Kurti

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, nesër do të qëndroj në Kosovë. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ajo do të pritet nga kryeministri Albin Kurti.

Takimi nis nga ora 11:00 dhe mbahet në godinën e Qeverisë.

Deri tash, Von der Leyen ka qëndruar për vizitë në Tiranë, Shkup, Beograd, Sarajevë.  Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë. /Kosova.info/


Go to TOP