Urime njëzet vjetorin e marrëveshjes së privatizuar dhe të përvetësuar të Ohrit

Shkruan: Ejup BERIShA
Urime të gjithë shqiptarëve përvjetorin e njëzetë të Marrëveshjes së Ohrit, kështu do të duhej të tingëllonte një urim normal, me vend dhe solemn lidhur me shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Por duke i analizuar të gjitha faktet dhe rrethanat rreth zbatimit të marrëveshjes në fjalë atëherë më korrekt dhe më me vend do të jetë ky urim:

Urime dhe gëzuar përvjetori i njëzet i dokumentit të Ohrit ty o Ali Ahmeti dhe kryesisë së ngushtë të partisë tënde BDI. Pse vetëm këtyre duhet uruar përvjetori i marrëveshjes në fjalë sepse vetëm këta kanë përfituar më së shumti nga vet ai dokument i cili është shumë i rëndësishëm sepse me të iu dha fund konfliktit disa mujor që shpërtheu në vendin tonë gjatë vitit 2001, dhe u tha se përmes tij do të përmirësohej dhe do të përparohej statusi i qytetarëve shqiptar që jetojnë në RMV. Dhe kur jemi te njerëzit e BDI-së duke u nisur nga fakti se të njëjtët nga ai dokument kanë përfituar tepër shumë në çdo aspekt të jetës duke filluar nga përfitimet personale pastaj atyre shoqërore, politike dhe ekonomike atëherë jemi të obliguar që ta kufizojmë urimin tonë apo dedikimin e tij për njerëz të caktuar dhe jo të njëjtin ta zgjerojmë për të gjithë qytetarët ashtu si do ti kishte hije të uruarit për një dokument të tillë shumë të rëndësishëm. Pra Urime përvjetorin e njëzetë Ali Ahmetit, Teuta Arifit, Izet Mexhitit, Fatmir Besimit, Bujar Osmanit, Artan Grubit, Sadullah Durakut, Nevzat Bejtës dhe Musa Xhaferit.Këta pra janë njerëzit të cilët më së shumti i ka bekuar Marrëveshja e Ohrit e cila ishte e paraparë që të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit e posaçërisht në shërbim të të gjithë qytetarëve shqiptar. Mirëpo çfarë u bë pas hyrjes në fuqi të saj e deri më sot nuk u bë asgjë siç ishte paraparë dhe planifikuar që të bëhet me të, pra e kamë fjalën edhe për kë dhe për çfarë ishte dedikuar e njëjta. Në vend të kësaj disa individ e bënë përvehte Marrëveshjen e Ohrit e me këtë edhe përfitimet e shumta i përvetësuan vetëm për ta. Por të njëjtët atë që nuk e bënë dhe ishin të detyruar që ta bënin, këta pra nuk i zbatuan si duhet dhe sa duhet obligimet që dalin nga zbatimi i marrëveshjes.

Prandaj të nderuar përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim festoni vetëm ju vetë këtë përvjetor të nënshkrimit të asaj marrëveshjeje sepse vetëm juve ju ka ardhur si bingo miratimi dhe zbatimi i saj ja dy dekada, ndërsa ne si qytetarë jemi të përjashtuar nga zbatimi i marrëveshjes në fjalë si rezultat i qasjes së padrejtë nga ana juaj. Pra neve shumicën e qytetarëve përveç jush na ka kapluar një fat i zi me të apo më konkretisht kjo është kështu si rezultat i sjelljeve tuaja jo korrektë gjatë zbatimit praktik të saj. Sepse si rezultat i qasjes tuaj rreth zbatimit të marrëveshjes ne nuk po mund të bëjmë asgjë me të ja njëzet vit me radhë këtu te ne. Në një dasmë ndoshta të gjithë mysafirët e pranishëm gjatë tërë natës sa zgjat ahengu i dasmës argëtohen, gëzohen, lozin, lumturohen duartrokasin dhe këndojnë por në fund vetëm dy personat kryesor të dasmës grua dhe burrë kënaqen më së shumti se të gjithë të ftuarit pra e kamë fjalën atje ku bëhen kënaqësitë mes dy bashkëshortëve të ri. Edhe ne pra kur para njëzet viteve u nënshkrua marrëveshja e Ohrit u gëzuam u lumturuam dhe shumë shpresuam për një jetë më të mirë me të por gjatë njëzetë viteve të fundit vetëm një numër i kufizuar i njerëzve u kënaqën dhe u gëzuan me ekzistimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe këta edhe njëherë do të përsëris janë Ali Ahmeti Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në parti. Prandaj përvjetorin e njëzetë le ta festojnë vetë dhe le të kënaqen gjithashtu vetë ndërsa neve shumicën e qytetarëve le të na lënë rehat me këto një milion halle dhe derte që i kemi sepse për zgjidhjen dhe për rregullimin e tyre jemi të detyruar që të angazhohemi vet pasi që ne nuk kemi ndonjë faktor të fuqishëm politik që na ka përkrahur deri sot për këtë gjë por edhe që do të na përkrah në të ardhmen.

Go to TOP