Uran Ismaili shkon me bujt në Tophane – çka ndreqi atje?

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, po vazhdon me bujtë nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe po ndreqë diçka në secilën prej tyre.

Pas Kodrës së Trimave ai është ndalë me bujtë në Tophane, vizitë të cilën e ka dokumentuar edhe me video  të cilën e ka publikuar në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale.

Në videon e publikuar shihet se Ismaili përveç kalimit të natës në një familje në Tophane, bashkë me banorët e lagjes kanë “rikthyer lumin” e Prishtevkës, që ka kaluar andej.

Go to TOP