Parakalon ekipi kosovar në Tokio, Kurti: Zemrat tona janë plot krenari e shpresë

Kryeministri Albin Kurti i ka uruar sukses ekipit kosovar pas parakalimit në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

“Pas një rruge të gjatë, trasuar me fuqinë e ëndrrave të shumë brezave sportistësh, ekipi olimpik i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020. Përkushtimi i jashtëzakonshëm e përpjekjet e pandalshme të tyre për të ngadhënjyer mbi çdo barrierë e sfidë në këtë rrugëtim, janë frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Kurti në Instagram.

“Zemrat tona janë plot krenari e shpresë, për sakrificat dhe sukseset e sportistëve tanë. Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë!”.

Go to TOP