Unikkatili bën thirrje që të bojkotohet festivali dhe birra e Korçës

Për ftesën që iu bë Goran Bregoviqit për të performuar në festivalin e birrës në Korçë, reagoi sot edhe reperi i njohur kosovar që vepron në ShBA, Unikkatili.

Me anë të një postimi në Facebook ai tha se ndëshkimi më i mirë ndaj organizatorëve do të ishte bojkoti.

“Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bô ndaj Shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi mà i mirë ish kônë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë e ***it përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Njëri prej ndjekësve të tij, i frustruar, i komentoi se “mirë po na e bëjnë meqë shkojmë dhe i lëmë paratë në Shqipëri”, duke aluduar që pushimet verore kosovarët i kalojnë atje, për çka artisti ia ktheu komentin, duke i thënë: “Nuk kisha gjeneralizu. Shqiptarë të mirë ka gjithkund! Shqipninë e kena nônë!”.

Go to TOP