Unaza e vetë-dizenjuar e Tupac Shakur shitet mbi 1 milion dollarë në ankand

Unaza e reperit të ndjerë Tupac Shakur, me material ari, rubini dhe diamanti, u vlerësua më shumë se 1 milion dollarë, duke u bërë artifakti më i vlefshëm hip-hop i shitur ndonjëherë në ankand.

Ky aksesor, i cili u dizenjua nga Shakur dhe të cilin e mbajti gjatë paraqitjes së tij të fundit publike në Video Music Awards (VMAs) 1996, u shit tri herë më shumë se vlerësimi i shtëpisë së ankandit në një shitje me temë hip-hop në Nju Jork, raporton CNN.

Unaza mban mbishkrimin “Pac & Dada 1996”, referencë për fejesën e tij me aktoren dhe modelen Kidada Jones (vajza e producentit amerikan Quincy Jones).

Ajo u projektua disa muaj pasi reperi nënshkroi me “Death Row Records” pas një dënimi me burg 8 mujor. Ajo u modelua sipas kurorave të mbretërve mesjetarë të Evropës në “një akt të vetëkurorëzimit”, tha kumbara e Shakurit, Yaasmyn Fula, e cila e solli unazën në ankand, sipas një njoftimi për shtyp të “Sotheby’s”.

Fula tha se ajo punoi me djalin e saj dhe argjendarët e Nju Jorkut për të prodhuar veprën për të festuar faktin se Shakur i mbijetoi një periudhe të trazuar të jetës së tij.

Go to TOP