Ukrainë, kryebashkiaku i Zaporizhzhias: Rusët kanë rrëmbyer djalin tim 16-vjeçar
‘Djali im 16-vjeçar u rrëmbye nga rusët”.
Deklarata shokuese e kryebashkiakut të Zaporizhzhisë vjen 10 ditë pas ngjarjes.
Lajmi i fundit për djalin e tij daton në datën 8 prill, kur dyshohet se u ndalua në një postbllok teksa po ikte nga Melitopol me persona të tjerë.
“I bëj thirrje komunitetit evropian, mbarë njerëzimit: më ndihmoni. Le ta dijë e gjithë bota se djali im është rrëmbyer” kryebashkiaku i Zaporizhzhia vendos të thyejë heshtjen pas disa ditësh përpjekjesh të kota për të gjetur të djalin e tij, Vadin.
“Djali im 16-vjeçar ishte në makinë me dy gra që njihte dhe tre fëmijët e tyre. Të gjithë ishin nisur për në Zaporizhzhia. Kolona e makinave u ndalua nga ushtarët rusë, të cilët i afroheshin çdo makine për të kontrolluar se kush ishte brenda dhe ku po shkonin. Ata kontrolluan telefonin e djalit tim dhe e nxorrën zvarrë nga makina pas mësuan se ishte djali im’ është shprehur kryebashkiakur i Zaporizhzhisë.
