Ukaj: Presidentja duhet të jetë unifikuese, jo liderë politike
Për fjalimin e sotëm të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ka dhënë kritika edhe njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj.
Ai tha për Front Online se akuzat e presidentes për politikë të jashtme nuk qëndrojnë.
“Te politika e jashtme ne kemi parë skandale të panumërta të ministres së jashtme por edhe emërime në afërsi politikë të cilat i kemi parë dhe i dimë edhe me emra të dyja akuzat e presidentes nuk qëndrojnë”, u shpreh Ukaj.
Njohësi i çështjeve politike theksoi se në Kuvend duhet të dëgjohet zëri unifikues, e jo fjalim përçarës sikurse i presidentes.
“Fjalimi i Osmanit më shumë tingëllojë nga këndi i një lidere politike sesa nga pozita e presidentes që është unifikuese e popullit. Në vend se të dëgjohet zëri unifikues në parlamentin e Kosovës që është shumë i domosdoshëm në proceset që po kalon vendi, ne e pamë një fjalim me shumë pika të saj përçarës kur tha se ‘ koha e tregtarëve të kufijve ka përfunduar’ nuk ka qenë ajo presidente e cila e ka ndaluar nëse ka pasur ndryshim ose tregti të kufijve”, thekoi Ukaj.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur sot edhe për situatën në veri. Ajo ka thënë se Ushtria e Serbisë s’mund të kthehet më në Kosovë.
Osmani theksoi se “bandat kriminale nuk do të mund ta mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë, edhe atyre në veri, për të jetuar të lirë në atdheun e tyre, në Kosovës”.
