U plagos pas sherrit për ullinjt në Krujë, ndërron jetë në spital 55-vjeçari

Ndërron jetë në spital 55-vjeçari Luan Hushi, i cili u plagos më herët nga shtetasi Klodian Keqi.

Hushi, mori plagë në bark dhe është transportuar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar aty ku edhe ndërroi jetë.

Ndërkohë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Klodian Keqi.

Sipas burimeve ngjarja  kanë pasur një konflikt për drutë në pyll. Pas debatit Keqit dyshohet se ka qëlluar me armë Hushin.

Policia ka ngritur dhe dronin e po kontrollon zonën e pyllëzuar.

Go to TOP