U përfol se është shtatzënë, reagon Einxhel

Einxhel Shkira është kryefjala e mediave rozë për ditën e sotme. Gjithçka nisi kur ajo bëri një urim shumë romantik për ditëlindjen e Dj Dagz dhe më pas u përfol për një shtatzëni të mundshme.

Ndërkohë, pak minuta më parë, moderatorja ka zbuluar se është infektuar me Covid-19.

Ajo ka publikuar në Instastory testin dhe rezulton pozitive. Kjo ka bërë që çiftit t’i prishen planet që patën për ditëlindje.

“Ja pra një test pozitiv. Kjo është arsyeja pse s’jam me Dagz sot dhe s’bëmë dot festë për ditëlindje. Covidi na prishi planet”, ka shkruar Einxhel.

Go to TOP