U gjuajtën me armë mbrëmë në Prishtinë, paraqiten vullnetarisht në polici tre prej të përfshirëve

Janë dërguar në mbajtje tre të dyshuar, lidhur me të shtënat me armë zjarri të ndodhura mbrëmjen e së enjtes në afërsi të një pompe derivatesh në Prishtinë.

“Lidhur me rastin në stacion policor janë paraqitur tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri prej tyre ka dorëzuar armën e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendër të mbajtjes”, thuhet tutje aty.

Të shtënat me armë dyshohet të kenë ndodhur nga dy vetura në lëvizje.

Go to TOP