U gjet pa shenja jete në një vaskë nga shërbëtorja, detaje të tjera tronditëse rreth vdekjes së Aaron Carter

Janë dhënë disa detaje të tjera nga telefonata 911 që është bërë kur reperi, këngëtari dhe aktori amerikan, Aaron Carter, u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij.

Thirrja në 911 u bë nga një shërbëtore e cila gjeti trupin e artistit e që me këtë rast u zbuluan edhe disa nga detajet shqetësuese.

Sipas TMZ, njësitet u dërguan në vendngjarje rreth orës 11 të mëngjesit të së shtunës.

Aaron Carter (Foto: Getty Images)

The Sun raportoi gjithashtu se fqinjët përreth shtëpisë së Carterit në Kaliforni mund të dëgjonin punonjësen e shtëpisë duke bërtitur, “Ai ka vdekur, ai ka vdekur”.

“Me keqardhje të madhe konfirmoj se Aaron Carter u gjet pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Palmdale, CA”, konfirmoi një përfaqësues i këngëtarit 34-vjeçar për Page Six të shtunën.

“Familja është njoftuar dhe do të udhëtojë për në Los Angeles. Aaron punoi shumë deri në fund të jetës së tij, për të qenë një baba i mirë dhe për të rregulluar raportet me familjen e tij”.

Asnjë shkak zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende i ditur për publikun.

Foto: YouTube

Carter ishte në një lidhje me të fejuarën e tij, Melanie Martin dhe ajo u fotografua duke qarë jashtë shtëpisë ku u gjet trupi i Carter.

Ajo më vonë lëshoi një deklaratë, ku thuhej: “Ne jemi ende në proces të pranimit të këtij realiteti fatkeq. Mendimet dhe lutjet tuaja vlerësohen shumë”.

Carter është vëllai i anëtarit të “Backstreet Boys”, Nick Carter dhe ai ka folur edhe për humbjen e papritur të 34-vjeçarit.

Foto: TMZ

“Zemra ime është thyer sot”, shkroi ai një postim të gjatë në Instagram së bashku me disa fotografi të tyre.

“Edhe pse vëllai im dhe unë kemi pasur një marrëdhënie të komplikuar, dashuria ime për të nuk është zbehur kurrë. Gjithmonë kam mbajtur shpresën, se ai disi, një ditë do të donte të ecte në një rrugë të shëndetshme dhe përfundimisht të gjente ndihmën që kishte nevojë”.

Go to TOP