U arratisën nga paraburgimi në Greqi, gjykata jep dënimet për 3 shqiptarët, një 42-vjeçar ende në arrati

Gjykata e Hanias në Greqi ka dënuar mbrëmë vone pas një seance të gjate, tre shqiptarët e arratisur dy ditë më parë nga paraburgimi. Në momentet e para të arrestimit, u tha se i vetmi që nuk u arrit të kapej ishte Bledar Frroku, ndërkohë që dje lezhjani ishte në bankën e të akuzuarve, bashkë me Mateo Barjamin dhe Ardian Metën.

Gjykata dënoi me 42 muaj burgim 29-vjeçarin Mateo Barjami nga Mollasi i Kolonjës dhe me nga 34 muaj burgim Bledar Frrokun, 34 vjeç nga Shënkolli, Lezhë dhe Ardian Metën, 32 vjeç nga Grabjani, Divjakë. Ndërkohë vazhdon të mbetet në kërkim 43-vjeçari Olis Prifti, lindur në Lushnje e banues në Dropull, Gjirokastër.

Bashkë me të vazhdon të jetë i lirë edhe i arratisuri i pestë, një shtetas pakistanez i dënuar për vrasje.

Katër shqiptaret e dhe pakistanezi u arratisen të hënën në orët e para të mëngjesit nga paraburgimi i Hanias ku ndodheshin në pritje të transferimit për në një burg rural të po të njëjtit qytet. Olis Prifti është i dënuar me burgim të përjetshëm për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”. Mateo Barjami është i dënuar me 20 vjet burg për “trafik droge”, Bledar Frroku me 12 vjet e 6 muaj për “trafik droge” dhe Ardian Meta me 24 vjet për “grabitje”.

I vetmi shqiptar ende në arrati Olis Prifti, 42 vjeç, lindur në Lushnje e banues në Dropull, Gjirokastër, babai i një fëmije me profesion kamerier, është i dënuar me burgim të përjetshëm për “pjesëmarrje në organizate kriminale”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme” dhe ndodhej në burg nga 17 maji i 2016.

Go to TOP