Turqia mposht Kosovën, do të paraqitet sërish në Ligën C
Skuadra e vajzave të Turqisë nuk ka gabuar në ndeshjen e kthimit të “playoff” të Nations League dhe e ka mposhtur Kosovën, duke ruajtur vendin e saj në Ligën B. Kurse Kosova edicionin e ardhshëm do të paraqitet sërish në Ligën C.
Ndeshja e zhvilluar në “Izmir Gursel Aksel Stadium” është mbyllur 3-0.
Golat për Turqinë janë shënuar nga Melike Pekel (22’), Kader Hançar me penallti (29’) dhe Busem Şeker (78’).
Pas golit të parë, Turqia e ka marrë kontrollin e lojës dhe e ka dominuar tërësisht pjesën e parë, e cila ka përfunduar 2-0.
Në pjesën e dytë, Kosova ka tentuar të reagojë dhe ka pasur disa mundësi, por nuk ka arritur të shënonjë.
Javën e kaluar në Prishtinë Kosova ishte mposhtur po nga Turqia me rezultat, 4:0.
