Turqi: Tre persona shpëtohen nga rrënojat 13 ditë pas tërmetit

Mediat lokale raportojnë se një burrë, një grua dhe një fëmijë u shpëtuan pasi kaluan 296 orë nën rrënojat një bllok apartamentesh në Antakya.

Raportohet se burri, gruaja dhe fëmija u transferuan në ambulanca pasi kaluan 296 orë nën bllokun e apartamenteve Kanatli në Antakya, kryeqyteti i provincës Hatay.

Pamjet treguan ekipet që mbanin një burrë dhe një grua jashtë me barelë drejt një ambulance në pritje. Pranë tyre janë parë mjekë që po trajtonin një fëmijë.

Ambulancat ishin në gatishmëri për shpëtime të tjera të mundshme nga e njëjta ndërtesë, tha transmetuesi turk TRT.

Më shumë se 45,000 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa strehim si pasojë e tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë në Turqi deri më tani është mbi 40 mijë, ndërsa qeveria siriane dhe Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 6 mijë njerëz kanë vdekur atje.

Go to TOP