Tuchel: Të japim gjithçka për ta kaluar Arsenalin

Kundër Arsenalit duhet të japim gjithçka, ka thënë trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel. 

Ndeshja e parë mes dy skuadrave në kuadër të çerekfinales së Champions League e zhvilluar gjatë javës së shkuar është mbyllur me rezultat 2-2. 

Trajneri gjerman ka folur para ndeshjes së dytë që zhvillohet të mërkurën në Munich. 

“Duhet të japim gjithçka. Ne kemi nevojë për pasion dhe të njëjtën disiplinë taktike si në ndeshjen e parë. Ne vërtet duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo tifoz të vijë të na mbështesë dhe të na inkurajojë. Kemi nevojë për atë shtytje shtesë për të mundur Arsenalin”, ka thënë Tuchel. 

Ai është shprehur se “bavarezët” kanë më shumë përvojë në Champions League. 

“Ne kemi një avantazh të vogël nëse merrni parasysh përvojën tonë në këtë kompeticion. Por për ta kthyer atë në një avantazh vendimtar, ne kemi nevojë për paraqitje të mirë. Ne kemi mundësinë ta bëjmë këtë për të hedhur hapin tjetër të madh në këtë sfidë të mrekullueshme. Jemi gati të vendosim gjithçka në tavolinë”, shtoi Tuchel. 

Go to TOP